Në Romë takim i Trampit me Zelenskin
- Presidenti amerikan dhe ai ukrainas, Donald Tramp, dhe Volodimir Zelenski u takuan sot në Romë, para funeralit të Papa Françeskut.
- Post By Sara Ademi
- 11:50, 26 prill, 2025

Romë, 26 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan dhe ai ukrainas, Donald Tramp, dhe Volodimir Zelenski u takuan sot në Romë, para funeralit të Papa Françeskut. Zëdhënësi i Zelenskit konfirmoi takimin, ndërsa Shtëpia e Bardhë e përshkroi atë si "shumë produktiv".
Ky është takimi i parë midis Trampit dhe Zelenskit që nga një përplasje verbale në Shtëpinë e Bardhë në shkurt.
Trampi më parë tha se Ukraina dhe Rusia ishin pranë një marrëveshjeje historike.
"Sapo kam zbarkuar në Romë. Një ditë e mirë për bisedime dhe takime me Rusinë dhe Ukrainën. Ata janë shumë afër një marrëveshjeje dhe të dy palët tani duhet të takohen në një nivel të lartë për të përfunduar punën", vuri në dukje Trampi. sa/
foto: Arkivi i MIA-s