Në Qendrat e shëndetit publik janë siguruar 2.400 vaksina komerciale kundër gripit sezonal
- Qendrat e shëndetit publik në të gjithë vendin kanë siguruar 2.400 vaksina komerciale. Prej tyre, 1.000 doza janë në Qendrën e shëndetit publik në Shkup. Marrja e vaksinës komerciale do të kushtojë 700 denarë, informoi për MIA-n, Ministria e Shëndetësisë.
- Post By Ramize Qamili
- 15:16, 8 tetor, 2025
Shkup, 8 tetor 2025 (MIA) - Qendrat e shëndetit publik në të gjithë vendin kanë siguruar 2.400 vaksina komerciale. Prej tyre, 1.000 doza janë në Qendrën e shëndetit publik në Shkup. Marrja e vaksinës komerciale do të kushtojë 700 denarë, informoi për MIA-n, Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë dje kumtoi se ka filluar regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e popullatës në rrezik, të cilët mund të regjistrohen duke plotësuar aplikacionin vakcinacija.mk në linkun e mëposhtëm: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu ose përmes mjekut të tyre amë.
Me vaksinimin falas mbulohen kategoritë e popullsisë në rrezik: të moshuarit mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit e kujdesit shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e kujdesit social për të moshuarit dhe punonjësit në këto institucione. rq/
Foto: arkivi i MIA-s