Në Poloni është arrestuar një 19 vjeçar i cili planifikonte të kryejë një sulm terrorist
- Anëtarë të Agjencisë polake për siguri të brendshme (ABW) arrestuan një nëntëmbëdhjetëvjeçar nën dyshimin për planifikim të një akti terrorist.

Varshavë, 12 qershor 2025 (MIA) - Anëtarë të Agjencisë polake për siguri të brendshme (ABW) arrestuan një nëntëmbëdhjetëvjeçar nën dyshimin për planifikim të një akti terrorist.
Ai është personi i tretë ndaj të cilit janë ngritur akuza në hetimin e udhëhequr nga Prokuroria e qarkut Olshtin në Poloninë verilindore, deklaroi zëdhënësi i koordinatorit për shërbime speciale, Jacek Dobzhinski.
"Hetuesit kanë përcaktuar se të gjithë të dyshuarit kanë mbledhur informacione në internet në lidhje me përdorimin e armëve të zjarrit, pozicionet e qitjes dhe kryerjen e operacioneve luftarake në hapësira të hapura dhe të mbyllura. Për qëllime trajnimi, ata vizituan poligone qitjeje dhe kryen trajnime ushtarako-taktike", postoi ai në platformën X. ls/