• e hënë, 26 gusht 2024

Në Podgoricë dhe Budvë është shpallur epodemo e lijës

Në Podgoricë dhe Budvë është shpallur epodemo e lijës

Podgoricë, 26 gusht 2024 (MIA) - Në Podgoricë dhe Budvë është shpallur epidemi e lisë (morbili), pasi që gjatë javës së kaluar janë regjistruar tre raste të reja të lisë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në Mal të Zi në pesë muajt e fundit është rritur në 19.

Instituti i shëndetit publik apelon deri te prindërit që t'i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe paralajmërojnë se ekziston rrezik nga përhapja e epidemisë së lisë. Prindërit ftohen që të mos dërgojnë fëmijë të pavaksinuar në institucione (institucione parashkollore, kënde të lojërave, objekte sportive-rekreative, udhëtime, ekskursione...)

Lija është sëmundje akute, ngjitëse, virusale e shkaktuar nga virusi i lisë. Rrezik që të infektohen me virusin e lisë kanë personat që nuk e kanë kaluar ose që nuk janë vaksinuar kundër lisë, publikoi portali CdM i Podgoricës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR