Në Nigeri humbën jetën 10 policë
- – Në veri të Nigerisë në përleshjet ndërmjet kryengritësve dhe forcave të sigurisë humbën jetën 10 policë, njoftuan sot autoritetet nigeriane.
- Post By Fitore Curri
- 19:03, 11 gusht, 2026
Abuxha, 11 gusht 2026 (MIA) – Në veri të Nigerisë në përleshjet ndërmjet kryengritësve dhe forcave të sigurisë humbën jetën 10 policë, njoftuan sot autoritetet nigeriane.
Në përleshjen që ka ndodhur dje në shtetin Kebi, humbën jetën edhe dy civilë dhe 17 kryengritës, njoftoi policia.
Kryengritësit ishin armatosur rëndë dhe lëviznin në motoçikleta kur ishin kapur nga forcat e sigurisë, bën të ditur policia.
"Për fat të keq, në atë përleshje humbëm dhjetë policë të guximshëm, përderisa dy morën lëndime dhe po u ofrohet ndihmë mjekësore”, deklaroi zëdhënësi i policisë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s