• e diel, 06 shtator 2026

Në Kolumbinë Britanike është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarrit, janë evakuar 22.000 njerëz

Në Kolumbinë Britanike është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarrit, janë evakuar 22.000 njerëz

Vankuver, 9 gusht 2026 (MIA) - Në Kolumbinë Britanike është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve pyjore, për shkak të së cilës pothuajse 22.000 njerëzve u është dhënë urdhri që të evakuohen, thanë sot zyrtarët në provincën më perëndimore kanadeze.

Kryeministri i Kolumbisë Britanike, Dejvid Ebi bëri të ditur se të gjithë 12.000 banorëve të qarkut Samerland mbrëmë u është urdhëruar që të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa zjarri në Bold Rejnxh u përhap me shpejtësi në të gjithë komunitetin, transmeton Radiotelevizioni kombëtar i Kanadasë.

Ebi tha se provinca ka dhjetëra zjarre nën kontroll, më i rrezikshmi prej të cilëve është zjarri në Bold Rejnxh, i cili vlerësohet se përbën një kërcënim për jetën dhe sigurinë. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR