• e mërkurë, 28 gusht 2024

Në Japoni është lëshuar paralajmërim i jashtëzakonshëm për shkak të ardhjes së tajfunit të fuqishëm Shanshan

Në Japoni është lëshuar paralajmërim i jashtëzakonshëm për shkak të ardhjes së tajfunit të fuqishëm Shanshan

Tokio, 28 gusht 2024 (MIA) - Shërbime kompetente në Japoni sot kanë lëshuar paralajmërim të jashtëzakonshëm për arritjen e tajfunit të fuqishëm Shanshan, i cili po afrohet drejt pjesëve jugperëndimore të vendit, i përcjellë me reshje të mëdha dhe erë të fuqishme, njoftuan mediat lokale.

Paralajmërimi nga tajfuni Shanshan e ka detyruar kompaninë "Tojota" që ta ndërpret punën në të gjitha kapacitetet prodhuese vendore.

Kompanitë ajrore dhe operatorët hekurudhorë, gjithashtu kanë anuluar disa shërbime në ditët në vijim për shkak të këtij tajfuni, i cili është karakterizuar si "shumë i fuqishëm" me hove të mundshme të erës nga 50 deri në 70 metra në sekonda (rreth 252 kilometra në orë). mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR