Në gusht mbi 226 mijë turistë, më shumë nga Turqia
- Në gusht të këtij viti në vend ka pasur 226,179 turistë të cilët kanë realizuar 846,221 bujtje. Nga ato 48 për qind janë vendas, ndërsa 52 për qind turistë të huaj nga të cilët numri më i madh - 49,093 janë nga Turqia, 10,309 nga Serbia, 5,202 nga Rumania dhe 5,075 nga Holanda.
- Post By Melahat Baftija
- 15:04, 13 tetor, 2025
Shkup, 13 tetor 2025 (MIA) - Në gusht të këtij viti në vend ka pasur 226,179 turistë të cilët kanë realizuar 846,221 bujtje. Nga ato 48 për qind janë vendas, ndërsa 52 për qind turistë të huaj nga të cilët numri më i madh - 49,093 janë nga Turqia, 10,309 nga Serbia, 5,202 nga Rumania dhe 5,075 nga Holanda.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, 73,4 për qind e numrit të përgjithshëm të qëndrimeve me netë në gusht është realizuar nga turistë vendas dhe 26,6 përqind nga turistë të huaj.
Në periudhën janar - gusht të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur për 6,8 për qind, me një rënie prej 1,4 për qind midis turistëve vendas dhe një rritje prej 11,6 për qind midis turistëve të huaj. Megjithatë, numri i përgjithshëm i qëndrimeve me netë është rritur pët 1 për qind, me një rënie prej 4 për qind midis turistëve vendas dhe një rritje prej 8,1 për qind midis turistëve të huaj. mb/
Foto: MIA