• e enjte, 26 shtator 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

27 shtator 2023 (MIA)

1590. – Papa Urban VII vdes 13 ditë pasi që zgjidhet Papë dhe njëherësh bëhet papa me kohë më të shkurtër në detyrë në historinë e Vatikanit.

1601. - Lindi Louis XIII, mbret i Francës në vitet 1610-1643 dhe një nga monarkët më të fuqishëm në Europë.

1722. - Lindi Samuel Adams, patriot i Luftës Revolucionare amerikane.

1777. – Lancaster në Pennsylvania bëhet kryeqyteti i SHBA-së për një ditë.

1783. - Lindi Augustin Iturbide, lider revolucionar meksikan. Ai e shpalli veten Perandori Agustini I në 1822, por u detyrua të abdikojë nga froni në 1823.

1825. - U përurua hekurudha e parë publike e trenave me avull në Anglinë veriore.

1862. - Lindi Louis Botha, ushtar dhe burrë shteti i Afrikës Jugore. Ai u bë kryeministri i parë i Unionit të Afrikës Jugore më 1910-1919.

1891. - Vdiq novelisti dhe shkrimtari rus Ivan Aleksandrovich Goncharov. Vepra e tij "Oblamov" njihet si një nga novelat më të famshme ruse.

1915. - Vdiq novelisti dramaturgu dhe poeti francez Remy de Gourmont. Mes veprave të tij radhiten edhe "Kuajt e Diomedës" dhe "Një zemër e virgjër".

1917. - Vdiq Hilaire-Germaine-Edgar Degas, artiste franceze.

1919. - Vdiq Adelina Patti, sopranoja italo-spanjolle. Si një nga sopranot më të paguara të asaj kohe ajo vazhdoi të jepte koncerte edhe në moshën 71 vjeçare.

1922. - Mbreti Konstantini I i Greqisë abdikoi nga froni. Ai e shpalli Greqinë neutrale në fillimluftën e parë botërore, gjë që i bëri kundërshtarët e tij dhe aleatët perëndimorë ta rrëzonin në 1917. Në 1922 një revoltë ushtarake i kushtoi atij humbjen e fronit përfundimisht.

1939. - Në Luftën e Dytë Botërore, Varshava u dorëzua para ushtrisë gjermane pas 3 ditësh nën bombardim të vazhdueshëm.

1940. - U nënshkrua në Berlin një pakt 3 palësh ushtarak dhe ekonomik mes Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, pakt i cili forconte aleancën e Aksit.

1961. - Sierra Leone u pranua në Shtetet e Bashkuara.

1964. - Pas një hetimi 10 mujor Komisioni Warren në SHBA përfundoi raportin e tij duke konkluduar se Lee Harvey Oswald duhej të ngarkohej me akuzën e vrasjes së presidentit amerikan John F.Kennedy.

1968. - Antonio Salazar dha dorëheqjen si kryeministër i Portugalisë. Në vitin 1932 ai institucionalizoi një kushtetutë të re që e shpalli Portugalinë shtet autoritar.

1970. - Mbreti i Jordanisë Hussein dhe lideri i Lëvizjes për Liri të Palestinës nënshkruan një marrëveshje në Kairo për përfundimin e luftës në Jordani.

1983. – Richard Stallman e shpall projektin GNU, për zhvillimin e sistemit operativ “Unix-like”

1990. - Karlos Melancia, guvernator i territorit kinez të Makaos dha dorëheqjen pas një hetimi zyrtar që e akuzoi atë për përfshirje në korrupsion.

1990. - Britania dhe Irani rivendosën marrëdhëniet diplomatike, të shkëputura në mars të 1989 pas botimit të novelës së autorit britanik Salman Rushdie "Vargjet Satanike".

1993. - Republika e Maqedonisë u pranua anëtare e Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore.

1994. - Republika e Maqedonisë vendosi marrëdhënie diplomatike me Portugalinë dhe me mbretërinë e Arabisë Saudite.

1993. - Politikani veteran Ange Felix Patasse u zgjodh president i Republikës së Afrikës Qendrore pas shumë vitesh të kaluara në azil politik.

1994. - Republika e Maqedonisë vendosi marrëdhënie diplomatike me mbretërinë e Arabisë Saudite.

1995. - Republika e Maqedonisë u pranua në Këshillin e Evropës si anëtarja e 38-të (pranimi solemn u krye më 9 nëntor 1995)

1995. - Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e shpalli Britaninë "fajtore" për vrasjen e 3 guerrilasve të paarmatosur të IRA-s nga ushtarë të maskuar britanikë në Gjibraltar.

1998. - Gerhard Shrëder fitoi zgjedhjet kombëtare gjermane duke premtuar luftë kundër papunësisë masive, çështje e cila rrëzoi kancelarin veteran Helmut Kohl.

2001. - Koloneli George Trofimoff, zyrtari ushtarak i nivelit më të lartë të SHBA-së i akuzuar për spiunazh, u dënua me burgim të përjetshëm për shitjen e sekreteve ushtarake Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Ftohtë.

2002. – Timori Lindor bëhet shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

2003. - Aktori komik, Donald O'Connor, i cili u bë i famshëm për numrin e tij të akrobacive, ku ai vraponte duke iu ngjitur mureve tek "Singing in the rain", ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare.

QËNDRONI TË LIDHUR