• e shtunë, 21 shtator 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

20 shtator 2024 (MIA) 

1198. - Rikardi e mundi Francën nën udhëheqjen e Filipit, në betejën e Gisors. 

1833. - Lindi gazetari italian Ernesto Teodoro Moneta. Ai ishte ushtar në stafin e Garibaldit dhe më vonë u bë përfaqësuesi italian në Zyrën Ndërkombëtare të Paqes. Ai fitoi çmimin Nobel të Paqes në 1907. 

1842. - Lindi Sir James Dewar, fizikant skocez dhe kimist, i cili shpiku enën laboratorike me vakum. 

1863. - Vdiq Jacob Grimm, filolog gjerman dhe mbledhës i përrallave folklorike së bashku me vëllain e tij Wilhelm. 

1870. - Forcat e mbretit italian Victori Emmanuel II e mori Romën nga francezët. Atëherë mbreti e kumtoi qëllimin që Roma të shpallet kryeqytet italian. 

1912. - Filloi Konferenca e Ambasadorëve të Londrës. U ra dakord që Shqipërisë t'i pranohet pavarësia, duke iu mohuar territore të tjera, të ndodhura nën "kujdesin" e Serbisë dhe Greqisë. 

1914. - Lindi Kenneth More, aktore angleze e skenës dhe e televizionit, e njohur për filmin "Reach for the sky" 

1934. - Lindi aktorja italiane Sophia Loren (Sophia Sicicolone). Me filmin e saj "Dy gratë", ajo fitoi çmimin Oscar në vitin 1961. 

1957. - Vdiq kompozitori finlandez Jean Sibelius. Ai kompozoi shtatë simfoni dhe një koncert për violinë, shumë popullor.Eshtë i njohur për orkestrën e tij "Finlanda". 

1970. - Në Baltimor, SHBA, vdiq John Dos Passos, poet amerikano-verior i romaneve shoqërore. Lindi në vitin 1896. 

1973. - Billie Jean King mundi Bobby Riggs në ndeshjen e tenisit në Houston të Teksasit, e njohur si "Beteja e seksit". 

1976. - Partia Socialdemokrate e Suedisë u mund në zgjedhjet parlamentare pas më shumë se 40 vjetësh në pushtet. 

1977. - Vietnami dhe Xhibuti janë pranuar në Kombet e Bashkuara. 

1989. - F.W. De Klerk u betua si president i Afrikës Jugore. 

1990. - Në Shkup, kuvendin e RS e Maqedonisë i shpalli 25 amndamentet e Kushtetutës së RS të Maqedonisë, sipas të cilave, mes tjerash, Maqedonia u bë shtet shumëpartiak. 

1996. - Murtaza Bhutto, vëllai i kryeministrit pakistanez Benazir Bhutto, u vra në një luftë me armë me policinë në Karachi.

1999. - Vdiq në moshën 67 vjeçare Raisa Gorbaçov, e cila solli shkëlqimin dhe kontradikta në Kremlin, kur burri i saj, Mikhail Gorbaçov ishte në krye në Bashkimit Sovjetik. 

2004. - SHBA zyrtarisht e hoqi embargon tregtare kundër Libisë të vendosur në vitin 1986. 

2006 - Vdes operatori suedez i filmave Sven Nikvist, bashkëpunëtor i afërt i Ingmar Bergman. 

 

### 

QËNDRONI TË LIDHUR