• e mërkurë, 28 gusht 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

28 gusht 2024 (MIA)

1393. - Senati i Venedikut vendosi që Kruja të vihet nën zotërimin e venedikasit Mark Barbarigo dhe bashkëshortes së tij, bijë e Karl Topisë, për të mbetur në emër të shtetit venedikas.

1619. - Ferdinandi II u zgjodh Perandori i Shenjtë Romak.

1640. - Skocezët nën drejtimin e Leslit mposhtën në betejën e "Newburn", pranë Njukastel, forcat mbretërore angleze që drejtoheshin nga Lordi Konvej.

1735. - Lindi politikani dhe diplomati danez, Kont Andreas Peter Von Bernstorff. Ai u bë ministër i jashtëm në 1773 dhe mbrojti neutralitetin e vendit.

1749. - Lindi Johan Volfgang Gëte në Frankfurt mbi Main (Gjermani), shkrimtar dhe politikan gjerman; vepra e tij përfshinë poezi epike dhe lirike; stile të shumëllojshme prozë e dramë, kujtime, autobiografi, kritikë letrare dhe estetike, traktate shkencore në botanikë, anatomi, dhe katër romane, fragmente të shumta letrare në më shumë se 10.000 letra, dhe rreth 3000 vizatime.  Mirënjohje botërore mori me  dramën lirike "Fausti". Veprat e tij më të njohura janë: romani "Vuajtjet e djaloshit Verter", dramat "Egmont", epin "Fermani dhe Doriteja",. Vdiq në Vajmar më 22 mars të vitit 1832.

1833. - Parlamenti i Britanisë ndaloi tregtinë me robër në tërë perandorinë britanike.

1850. - U shfaq premiera e operës së Richard Wagnerit "Lohegrin", nën drejtimin e Franz Listit.

1894. - Lindi konduktori amerikan, Karl Boehm, i njohur për interpretimet e Wagnerit dhe Beethovenit.

1916. - Gjermania i shpalli luftë Rumanisë dhe Italia i shpalli luftë Gjermanisë. (Lufta e Parë Botërore)

1922. - U transmetua reklama e parë radiofonike, rreth 10 minuta e gjatë, nga stacioni WEAF në New York.

1942. - Lindi në Gjakovë poeti Ali Podrimja. U diplomua per Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Eshtë autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare. Ali Podrimja, fitues i shumë çmimeve letrare jeton në Prishtinë si krijues i lirë.

1983. - Menachim Begin dha dorëheqjen si kryeministër i Izraelit.

1987. - Lindi John Houston, aktor amerikan dhe drejtues filmash.

1996. - Përfundon me një divorc të ashpër martesa madhështore e Princit Karl dhe Princeshës Diana. Ata ishin kurorëzuar në vitin 1981.

1997. - 29 të burgosur mbetën të vrarë në një grindje gjakësore mes rivalësh në burgun e sigurisë së lartë në Venezuelë.

2000. - Një delfin shpëtoi një djalë 14 vjeçar nga mbytja në detin Adriatik, duke e nxjerrë në sipërfaqe dhe duke e ndihmuar që të hipte në një anije të afërt. Djali, i cili nuk mund të notonte, ra nga varka ndërsa po lundronte me babain e tij në gjirin e Manfredonias, pranë bregdetit jugor italian.

2001. - Vdiq portieri i CSKA-s së Moskës, Serhiy Perkhun si pasojë e një përplasje kokë më kokë me një kundërshtar gjatë një ndeshjeje të kampionatit rus.

2007. - Vdiq Francisko Umbral, një nga shkrimtarët më të njohur  të letërsisë moderne spanjolle.

QËNDRONI TË LIDHUR