Në Bangladesh mbi 800 fëmijë ndërruan jetë në epideminë e fruthit
- Numri i fëmijëve të cilët vdiqën nga raste të konfirmuara apo të dyshuara të fruthit (morbili) në Bangladesh në katër muajt e fundit u rrit në 803, pasi që në 24 orët e fundit vdiqën edhe gjashtë fëmijë me simptoma të sëmundjes, tregojnë të dhënat e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:44, 22 korrik, 2026
Dakë, 22 korrik 2026 (MIA) - Numri i fëmijëve të cilët vdiqën nga raste të konfirmuara apo të dyshuara të fruthit (morbili) në Bangladesh në katër muajt e fundit u rrit në 803, pasi që në 24 orët e fundit vdiqën edhe gjashtë fëmijë me simptoma të sëmundjes, tregojnë të dhënat e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas buletinit ditor të Drejtorisë së përgjtihshme për shërbime shëndetësore, nga numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes, tek 95 fëmijë në mënyrë laboratorike është konfirmuar infektimi me virusin e fruthit.
katër nga gjashtë rastet e reja të vdekjes janë regjistruar në qarkun Daka.
Në periudhln e njejtë 24-orëshe autoritetet shëndetësore evidentuan 133 raste të konfirmuara laboratorike të fruthit dhe 904 infektime të dyshimta.
Me këtë, numri i rasteve të konfirmuara nga mesi i marsit arriti në 14.841, përderisa numri i rsateve të dyshuara u rrit në 120.352.
Bangladeshi, i cili ka rreth 175 milionë banorë, vazhdon të përballet me vështirësi serioze në përballjen me epideminë.
Qendra amerikane për kontroll dhe preventivë të sëmundjeve (CDC), duke iu referuar të dhënave të Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), javën e kaluar kumtoi se Bangladeshi ështl mes vendeve më të goditura, me 42.174 raste të konfirmuara apo të dyshimta të regjistruara në periudhën nga dhjetori deri në maj.
OBSH thekson se Bangladeshi paraprakisht kishte arritur imunitet kolektiv kundër fruthit, por në vitet e fundit e humbi atë për shkak të përfshirjes së vogël të vaksinimit.
Nga 5 prilli e deri më tani Ministria e Shëndetësisë ka vaksinuar mbi 18 milionë fëmijë.
Fruthi është sëmundje e rëndë infektuese që më shpesh i godet fëmijët dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, si ndezje në mushkëri, ndezje në tru dhe vdekje, posaçërisht tek fëmijët e paushqyer dhe të pavaksinuar.
Sëmundja edhe mët ej është një prej shkaqeve kryesore për vdekje tek fëmijët që mund të parandalohet me vaksinim. ab/
Foto: arkivi