• e mërkurë, 28 gusht 2024

Në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit janë sekuestruar telefona celularë "Ajfon" në vlerë prej 1,8 milionë denarë

Në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit janë sekuestruar telefona celularë

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Gjithsej 21 telefona celularë "Ajfon 15 Pro" me vlerë të përgjithshme prej një milion denarëve janë sekuestruar në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit pas një kontrolli të detajuar të mallrave të deklaruar për doganim të importuar. Celularë e padeklaruar janë zbuluar gjatë një kontrolli fizik të një dërgese nga Dubai, e cila është dedikuar për një firmë në Shkup.

Siç njoftuan nga Drejtoria doganore, edhe 11 celularë tjerë "Ajfon 15 Pro" në vlerë prej 799 mijë denarëve dhe një tablet janë sekuestruar në qarkullimin e udhëtarëve, pasi që një udhëtar i cili ka udhëtuar nga Stambolli nuk i ka deklaruar në hyrje të shtetit. I njejti është selektruar për kontroll rentgen, me ç'rast në një pjesë të valixheve mes veshjes janë zbuluar telefonat celularë dhe tableti.

Në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit në doganimin e mallir, të deklaruar për import janë ndaluar përkohësisht 883 blututh kufje dhe 1.048 kapakë të prapmë për telefona celularë me logo të "Ejpël" për të cilat për momentin ka filluar procedurë për shkelje të pronësisë intelektuale.

Ashtu si në rastin e parë, bëhet fjalë për një dërgesë nga Dubai, për të cilën është dorëzuar një deklaratë doganore importi për kufje të zakonshme blututh dhe mbulesa të pasme për celularë. Çmimi i parashikuar me pakicë për këto produkte nëse shiten origjinale është 220 mijë euro.

Në njësinë doganore Gjevgjeli, gjatë kontrollit të mallit për zhdoganim importues, janë zbuluar 1.920 karikues për celularë “Samsung” të cilët nuk ishin të përfshirë në deklaratën e importit. Malli është me origjinë nga Kina dhe ka qenë i dedikuar për një kompani nga Shkupi. Vlera e përgjithshme e parashikuar e mallit të padeklaruar është 374 mijë denarë. Karikuesit janë sekuestruar, kundër importuesit është iniciuar procedurë kundërvajtëse dhe po zhvillohet procedurë për shkelje të të drejtave të pronës intelektuale", theksojnë nga Drejtoria doganore. mb/

Foto: Drejtoria doganore

QËNDRONI TË LIDHUR