• e diel, 06 shtator 2026

Murinjo pas fitores së Real ndaj Deportivos: Kundërshtarët dhanë gjithçka nga vetja dhe na bënë të luanim seriozisht

Murinjo pas fitores së Real ndaj Deportivos: Kundërshtarët dhanë gjithçka nga vetja dhe na bënë të luanim seriozisht

 Madrid, 13 gusht 2026 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo, u përqendrua mbi fitoren 1-0 ndaj Deportivos në një ndeshje miqësore.

 "Ishte një test serioz kundër një skuadre që është rikthyer në La Liga. Ata dhanë gjithçka nga vetja dhe na bënë të luanim seriozisht. Ishte një ndeshje e vështirë. Më është dashur të bëj zëvendësime, nuk dua t'u jap shumë kohë për lojë të njëjtëve lojtarë. Çdo ndeshje luhet për të fituar, por është gjithashtu e rëndësishme t'u japim kohë për lojë shumë lojtarëve.

 Do të kemi shumë ndeshje të tilla të vështira në ligë, në terrenin mysafir, ku nuk mund të jesh i sigurt deri në fund të ndeshjes kur rezultati është 1:0. Ka shumë gjëra pozitive, skuadra po rritet. Po shkojmë hap pas hapi, tha Murinjo për "ESPN".

 Kampionati spanjoll 2026/27 do të fillojë më 15 gusht dhe do të përfundojë më 30 maj. Reali do të luajë ndeshjen e parë më 22 gusht mysafir kundër Espanjoll  (xhiroja e dytë), ndërsa dueli i xhiros së parë me Sociedadin do të jetë më 26 gusht në terren vendor.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR