Murinjo i miraton bisedimet për transferin e Zubimendit
- Reali i Madridit është i interesuar ta nënshkruajë mesfushorin e Arsenalit, Martin Zubimendi, publikoi "TEAMtalk".
- Post By Besnik Shuki
- 11:21, 17 gusht, 2026
Madrid, 17 gusht 2026 (MIA) - Reali i Madridit është i interesuar ta nënshkruajë mesfushorin e Arsenalit, Martin Zubimendi, publikoi "TEAMtalk".
Trajneri i Realit, Zhoze Murinjo, e ka miratuar transferin e spanjollit 27-vjeçar. Zubimendi druan se nuk do të ketë ketë mjaftë hapësirë për të luajtur në sezonin 2026/27, pasi Arsenali ka nënshkruar me lojtarë të rinj dhe me këtë rast pajtohet të shpërngulet në "Santiago Bernabeu".
Në sezonin 2025/26, Zubimendi shënoi gjashtë gola dhe ka pasur tre asistime në 57 ndeshje.
Kontrata e lojtarit me Arsenalin është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2030. "Transfermarket" e vlerëson lojtarin në 75 milionë euro. bsh/
Foto: EPA