Murinjo dhe Real Madridi në probleme para duelit të Ligës së kampionëve me Interin
- Probleme serioze ka trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo para ndeshjes së parë të Ligës së kampionëve me Interin. "Klubi mbretëror" është nikoqir dhe ndoshta terreni vendor do të jetë epërsia e vetme.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:38, 6 shtator, 2026
Madrid, 6 shtator 2026 (MIA) - Probleme serioze ka trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo para ndeshjes së parë të Ligës së kampionëve me Interin. "Klubi mbretëror" është nikoqir dhe ndoshta terreni vendor do të jetë epërsia e vetme.
Ndeshjen e fundit nga kampionati spanjoll Real Madridi e humbi nga RFeal Betisi, si mysafir me rezultat 0:1.
Por, problemi para ndeshjes me Interin është serioz sepse Murinjo është i detyruar të bëjë ndryshime në përbërje. Në pozitat e mesit fillimisht janë të kapshëm Federiko Valverde dhe Xhud Bellingem. Të suspenduar janë Bernardo Silva, Arda Guler dhe Eduardo Kamavinga, si dhe Aurelio Çuameni (i lënduar).
Murinjo gjatë karrierës së tij si trajner ka ditur të gjejë zgjidhje për probleme të këtilla, kështu që tifozët e Real Madridit presin që ta bëjë këtë edhe për ndeshjen që luhet të martën më 8 shtator në orën 21. ab/
Foto: ЕPА