Mungesa e sigurisë juridike dhe ambientit mediatik ndikojnë ndaj ekonomisë evropiane
- Mungesa e sigurisë juridike dhe ambienti i keq mediatik ndikojnë negativisht ndaj ekonomisë evropiane, cekën ekspertët nga BE-ja në takimin e sotëm të Grupit punues të Parlamentit evropian për demokraci, sundim të së drejtës dhe të drejta fundamentale të Komitetit për liri qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:28, 10 shtator, 2026
Bruksel, 10 shtator 2026 (MIA) - Mungesa e sigurisë juridike dhe ambienti i keq mediatik ndikojnë negativisht ndaj ekonomisë evropiane, cekën ekspertët nga BE-ja në takimin e sotëm të Grupit punues të Parlamentit evropian për demokraci, sundim të së drejtës dhe të drejta fundamentale të Komitetit për liri qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme.
Alesandro Nukara nga Drejtoria për punë juridike dhe mbrojtje të konsumatorëve të Komisionit evropian theksoi se shumë kompani evropiane paraqesin mungesë të sigurisë juridike dhe shprehin dyshime për trajtim joadekuat nga ana e autoriteteve.
"Biznesi dhe investimet presin drejtësi të pavarur. Mediumet, të udhëhequra nga rregulla të qarta dhe transparente, e mbrojnë jo vetëm hapësirën demokratike, por edhe e mbështesin funksionimin e tregut të vetëm", theksoi Nukara.
Ai shtoi se në raportin më të ri të KE-së për sundimin e së drejtës janë konstatuar paparashikime dhe cilësi e dyshimtë e drejtësisë në disa vende të BE-së.
Përderisa Ameli Turtelbum nga Gjykata evropiane e revizorëve, theksoi se gjendja e sundimit të së drejtës në disa vende të BE-së është përkeqësuar në dekadën e fundit, ndërsa si vende me rezultate më të këqija janë Bullgaria dhe Hungaria.
"Tregu i vetëm funksionon mirë kur rregullat janë të qarta dhe të parashikueshme", theksoi Turtelbum.
Sipas saj, të dhënat tregojnë se në kohë të fundit gjithnjë e më pak kandidatë aplikuan për furnizime publike në BE, ndërsa tenderët me një kandidat mbeten gjithnjë e më të shpeshta.
Për 10 vite, procedurat me një kandidat janë rritur nga 23 në pothuajse 50 për qind, ndërsa numri i kandidatëve është përgjysmuar. Kjo është shqetësuese dhe çon deri te rënia e efikasitetit dhe rritjes së rrezikut nga keqpërdorimi i mjeteve evropioane, potencoi Turtelbum. ab/
Fotо: МIА arkivi