• e shtunë, 14 qershor 2025

Mucunski për vizitë pune në krahinën gjermane Rajna Veriore - Vestfalia

Mucunski për vizitë pune në krahinën gjermane Rajna Veriore - Vestfalia

Shkup, 18 maj 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot dhe nesër do të qëndrojë prë vizitë pune në krahinën gjermane Rajna Veriore - Vestfalia, me ftesë të minsitrit të Punëve federale, evropiane, ndërkombëtare dhe medimeve të krahinës, Natanael Liminski.

Në kuadër të vizitës, Mucunski do të takohet me nikoqirin e tij Liminski, ndërsa në tkaim do të marrë pjesë edhe sekrretari shtetëror në Minsitri, mark Shpajh.

Siç informojnë nga MPJTJ, bisedimet do të kahëzohen drejt avancimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik, si dhe drejt mbështetjes për perspektivën evropiane të shtetit. Mucunski do të takohet edhe me përfaqësues të diasporës maqedonase, ndërsa do ta takojë edhe kishën "Shën petka" në Dyseldorf, si pjesë e përkushtimit ndaj komunitetit tonë në Gjermani.

"Qëllimi i vizitës është intensifikimi i marrëdhënieve të përgjithshme me krahinat Rajna Veriore - Vestfalia, vazhdimi i bashkëpunimit bilateral në suaza të Deklaratës së prëbashkët për qëllime e nënshkruar në vitin 2021, si dhe riafirmimi i mbështetjes nga kjo krajinë gjermane për rrugën tonë drejt BE-së", kumtojnë nga MPJTJ. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR