• e shtunë, 14 nëntor 2026

Mucunski: Çdo brez ka sfidat dhe betejat e veta

Mucunski: Çdo brez ka sfidat dhe betejat e veta

Shkup, 11 tetor 2026 (MIA) - Duke nderuar sakrificën e brezave para nesh, është detyrimi ynë të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet të lirë, të sigurt, të respektuar dhe të integruar ndërkombëtarisht - një shtëpi për të gjithë qytetarët e tij, thotë shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Timço Mucunski në mesazhin e tij të urimit me rastin e 11 Tetorit.

"11 Tetori është simbol i lirisë, dinjitetit dhe shtetësisë, një ditë kur i bëjmë homazh guximit dhe sakrificës së popullit maqedonas në luftën për të krijuar shtetin e vet. Kjo festë na kujton të kaluarën tonë, por edhe përgjegjësinë që kemi ndaj të ardhmes. Çdo brez ka sfidat e veta dhe betejat e veta", ka thënë Mucunski në mesazhin e urimit të publikuar në Fejsbuk.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR