MSh: Vërehet rënie fillestare e numrit të pacientëve të sapo ekzaminuar në Gostivar, në mënyrë aktive po monitorohet situata në terren
- Është vërejtur një rënie fillestare e numrit të pacientëve të sapo ekzaminuar në spitalin dhe Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar, në mënyrë aktive po monitorohet gjendja në terren, bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:39, 20 korrik, 2026
Shkup, 20 korrik 2026 (MIA) - Është vërejtur një rënie fillestare e numrit të pacientëve të sapo ekzaminuar në spitalin dhe Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar, në mënyrë aktive po monitorohet gjendja në terren, bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
"Ministria e Shëndetësisë po monitoron vazhdimisht gjendjen epidemiologjike në rajonin e Gostivarit dhe, sipas të dhënave të fundit nga institucionet e shëndetit publik informojmë se që nga dje, ka një rënie fillestare të numrit të pacientëve të sapoekzaminuar me simptoma të gastroenterokolitit, pra pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për herë të parë. Gjithsej, në Spitalin e Përgjithshëm - Gostivar deri më tani janë regjistruar 1.554 pacientë, ndërsa në Shtëpinë e Shnëdetit - Gostivar 1.392 pacientë. Katër personat që ishin të shtruar në spital tashmë janë liruar për trajtim në shtëpi. Deri më tani janë paraqitur 140 raporte formale, të cilat po përpunohen nga ekipet epidemiologjike të QShP - Tetovë dhe Institutit të Shëndetit Publik, si dhe janë kryer 81 anketa epidemiologjike" thuhet në komunikatë.

Lidhur me trendin ditor të pacientëve të sapo ekzaminuar, nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se të dhënat tregojnë se gjatë ditës së djeshme, në spital dhe në qendrën shëndetësore janë evidentuar gjithsej 564 pacientë të sapo ekzaminuar, gjë që tregon një rënie krahasuar me ditën e mëparshme kur u evidentuan 649 pacientë të sapo ekzaminuar dhe kur u arrit numri më i madh i pacientëve të sapo ekzaminuar në një ditë.
"Përkujtojmë se pamja klinike te shumica e pacientëve është e lehtë dhe po kryhen të gjitha aktivitetet e nevojshme epidemiologjike, laboratorike dhe parandaluese", shtohet në komunikatë.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të ndjekin rekomandimet zyrtare, të mbajnë higjienën e rregullt të duarve, ndërsa personave me të vjella, diarre, temperaturë të lartë ose shenja të dehidratimit të kërkojnë ndihmë mjekësore në kohën e duhur.
Fotografia: Ministria e Shëndetësisë