• e premte, 11 korrik 2025

MSH e Iranit: Edhe një spital në Teheran është goditur nga sulmet ajrore izraelite

MSH e Iranit: Edhe një spital në Teheran është goditur nga sulmet ajrore izraelite

Teheran, 20 qershor 2025 (MIA) - Edhe një spital tjetër në Teheran është goditur nga sulmet izraelite, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë së Iranit.

Në komunikatë thuhet se ky është spitali i tretë në Iran që u sulmua që nga fillimi i konfliktit të premten e kaluar, bën të ditur Al Xhezira.

"Gjashtë autoambulanca dhe një qendër gjithëpërfshirëse shërbimesh shëndetësore u sulmuan gjithashtu brutalisht nga armiku sionist", thuhet në kumtesë, bëjnë të ditur mediat iraniane.

Shtohet se Izraeli në afat prej shtatë ditësh ka shkelur konventën ndërkombëtare "më shumë se gjashtë herë".

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR