MPB: Privohen nga liria 12 shoferë për "drejtim të pakujdesshëm të automjetit", tetë vozisnin pa leje për vozitje
- Nëpunës policorë në lokacione të ndryshme në vend gjatë 24 orëve të fundit kanë privuar nga liria 12 shoferë për kryerjen e veprës penale "drejtim i pakujdesshëm i automjetit", sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:12, 5 tetor, 2026
Shkup, 5 tetor 2026 (MIA) - Nëpunës policorë në lokacione të ndryshme në vend gjatë 24 orëve të fundit kanë privuar nga liria 12 shoferë për kryerjen e veprës penale "drejtim i pakujdesshëm i automjetit", sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
"Prej tyre, tetë kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, edhe atë: A.A. (33) nga Shkupi, M.D. (28) nga fshati Luboten, rrethina e Shkupit, B.S. (43) nga fshati Brezë, rrethina e Shkupit, G.A. (34) nga fshati Vrapçisht, rrethina e Gostivarit, S.S. (37) nga fshati Stepancë, Komuna e Nagoriçanit të Vjetër, B.Sh. (40) nga fshati Rogle, Komuna e Zhelinës, I.A. (45) nga fshati Çeshinovë, Komuna e Çeshinovës-Obleshevës, dhe O.J. (44) nga Shtipi. Nën ndikimin e alkoolit kanë drejtuar tre persona: J.S. (56) nga Shkupi, D.R. (73) nga Makedonska Kamenica dhe R.J. (47) nga rajoni i Radovishit, i cili ka drejtuar automjetin edhe në drejtim të kundërt të lëvizjes. Me masë aktive ndalimi për drejtimin e automjetit ka drejtuar P.K. (46) nga Prilepi.
Nga MPB-ja thonë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.
Apelojnë të të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për siguri më të madhe në komunikacion. qa/
Foto: MPB