• e enjte, 15 tetor 2026

MPB: Ndihmësdrejtori në Doganë kapet në flagrancë duke pranuar 17.500 euro të shënuara

MPB: Ndihmësdrejtori në Doganë kapet në flagrancë duke pranuar 17.500 euro të shënuara

Shkup, 10 shtator 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se në kuadër të masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, është privuar nga liria një person i punësuar si ndihmësdrejtor në Drejtorinë e Doganave, i cili është kapur në flagrancë duke pranuar mjete financiare të shënuara paraprakisht në vlerë prej 17.500 eurosh.

"Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë MPB-së vepron në koordinim me prokurorin publik kompetent nga PTHP për NKOK. Në kuadër të masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, është privuar nga liria një person i punësuar si ndihmësdrejtor në Drejtorinë e Doganave. Personi është kapur në flagrancë duke pranuar mjete financiare të shënuara paraprakisht në vlerë prej 17.500 eurosh", thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, në PTHP për NKOK do të dorëzohet kallëzim penal përkatës. qa/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR