• e enjte, 15 tetor 2026

MPB: Është privuar nga liria shoferi nga Qeveria, i hasur tek pranonte para të shënuara

MPB: Është privuar  nga liria shoferi nga Qeveria, i hasur tek pranonte para të shënuara

Shkup, 6 shtator 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të brendshme sot informoi se pas paraqitjes së parashtruar nga një qytetar, D.C., i punësuar si shofer në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qeverisë së RMV-së, është hasur gjatë marrjes së parave paraprakisht të shënuara, pas çka është privuar nga liria.

"Sektori për asgjësim të krimit të organizuar dhe serioz - Njësia për korrupsion pranë MPB-së veproi rreth paraqitjes së parashtruar paraprakisht nga një qytetar, në koordinim me prokurorin kompetent publik. Në kuadër të masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, D.C., i punësuar si shofer në SHPPP pranë Qeverisë së RMV-së, është hasur gjatë marrjes së parave të shënuara paraprakisht, pas çka është privuar nga liria", theksojnë nga policia.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, në prokurorinë kompetente publike është parashtruar padi adekuate. ab/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR