• e martë, 13 tetor 2026

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell

Shkup, 9 korrik 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga veriu, e cila përgjatë Vardarit do të arrijë shpejtësi deri në 40 km/orë.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga 10 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 33 gradë.

Në Shkup, paradite moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa pasdite në disa pjesë të luginës priten reshje të rrëmbyeshme shiu.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34 gradë.

DPHM-ja informon se vijon periudha e motit kryesisht të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, përveç të dielës, kur priten reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, kryesisht nga drejtimi verior. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR