• e martë, 13 tetor 2026

Mot me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut dhe më freskët

Mot me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut dhe më freskët

Shkup, 12 qershor 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, lokalisht të shoqëruara me bubullima. Në disa vende, moti do jetë jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për breshër. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior përgjatë lumit Vardar me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të bie ndjeshëm dhe do jetë në intervalin prej 20 deri në 27 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe më i freskët, paradite me reshje të përkohshme të shiut. Madje në disa pjesë të luginës do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 24 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve nga DPHM, moti do të jetë stabil ditët në vijim, më i freskët në fundjavë, veçanërisht në mëngjes, ndërsa nga e hëna temperaturat do të rriten përsëri.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR