• e hënë, 08 qershor 2026

Mot me vranësira dhe periudha me diell, në disa vende shi i rrëmbyeshëm dhe erë

Mot me vranësira dhe periudha me diell, në disa vende shi i rrëmbyeshëm dhe erë

Shkup, 15 maj 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në disa vend do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 12, ndërsa maksimalja prej 20 deri në 26 gradë. 

Në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare e ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë.

Do të pasojë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell gjatë ditës. Lokalisht do të zhvillohen vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e përforcuar. Të shtunën priten procese më intensive në formën e stuhive me reshje më të bollshëm (mbi 20 l/m2), bubullima, erëra të përforcuara deri e fortë (mbi 70 km/orë) dhe kushte për paraqitje të breshërit. Të dielën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR