Mot me diell me vranësira të vogla lokale deri në mesatare
- Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm.
- Post By Sara Ademi
- 09:12, 16 gusht, 2026
Shkup, 16 gusht 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm.
Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorlogjike, temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimale nga 28 deri në 36 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm me temperatura nga 15 deri në 35 gradë Celsius.
Në ditët e ardhshme vijon periudha e motit të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë, përveç të martën kur do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme të ndjekur me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. sa/
Foto: MIA arkivi