Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite kushte për shira të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima të rralla
- Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë lumit Vardar herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm të përkohshëm dhe bubullima të rralla. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 32 deri në 38 gradë Celsius.
- Post By Fami Bajrami
- 07:22, 7 gusht, 2026
Shkup, 7 gusht 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë lumit Vardar herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm të përkohshëm dhe bubullima të rralla. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 32 deri në 38 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 37 gradë Celsius.
Në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit me diell dhe shumë të nxehtë me temperatura ditore që në disa vende do të arrijnë 40 gradë. Në orët e pasdites do të ketë vranësira lokale jostabile me shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima të rralla.
FOTO: arkivi