• e martë, 13 tetor 2026

Mot me diell dhe i nxehtë, temperaturat deri në 39 gradë

Mot me diell dhe i nxehtë, temperaturat deri në 39 gradë

Shkup, 20 gusht 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor që herë pas here do të përforcohet përgjatë lumit Vardar. Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga 13 deri në 21 gradë, ndërsa gjatë ditës nga 33 deri në 39 gradë Celsius, njofton DPHM.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë 19 gradë, ndërsa ajo gjatë ditës deri 38 gradë Celsius.

Vijon periudhë e motit me diell dhe shumë të ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Gjatë fundjavës do të ketë kushte për mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe stuhi të izoluar. Temperaturat e ditës në disa vende pritet të kalojnë 40 gradë, informon DPHM.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR