• e martë, 13 tetor 2026

Mot me diell dhe i ngrohtë me temperatura deri 39 gradë Celsius

Mot me diell dhe i ngrohtë me temperatura deri 39 gradë Celsius

Shkup, 31 korrik 2026 (MIA) - Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se moti sot do të jetë i ngrohtë dhe me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri 39 gradë Celsius. 

Në Shkup, gjithashtu pritet mot i ngrohtë dhe me diell me erëra të lehta deri në mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet deri 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 36 gradë Celsius. 

Parashikuesit e motit paralajmërojnë se nën ndikimit e një vale të nxehti, moti deri në fund të javës së ardhshme do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Veçanërisht ngrohtë do të jetë nga e mërkura, kur temperatura e ditës do të jetë mbi 40 gradë Celsius. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR