• e martë, 13 tetor 2026

Mot me diell dhe i ngrohtë me temperatura deri 38 gradë

Mot me diell dhe i ngrohtë me temperatura deri 38 gradë

Shkup, 17 gusht 2026 (MIA) - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për sot ka paralajmëruar mot me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Pritet të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë Celsius.

Në Shkup është paralajmëruar mot me diell me erë të dobët deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale pritet të zbresë në 16, ndërsa ajo maksimale në 38 gradë Celsius.

Sipas sinoptikëve, pritet periudhë e motit stabil dhe më të ngrohtë, përveç të martës, kur do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR