Mot i qëndrueshëm dhe më i freskët deri të shtunën,nga e diela përsëri rritje të temepraturës
- Moti nesër dhe të shtunën do të jetë stabil me temperatura më të ulëta ditore. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, informuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
- Post By Ramize Qamili
- 12:31, 28 maj, 2026
Shkup, 28 maj 2026 (MIA) - Moti nesër dhe të shtunën do të jetë stabil me temperatura më të ulëta ditore. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, informuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Nga e diela pritet rritje graduale e temperaturave, ndërsa në orët e pasdites do të ketë jostabilitet lokal të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e fuqishme. rq/
Foto: arkivi i MIA-s