Mot i ndryshueshëm me vranësira, me temperaturë deri 20 gradë
- – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Lokalisht do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej katër deri 9, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë.
- Post By Fitore Curri
- 09:32, 5 prill, 2025

Shkup, 5 prill 2025 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Lokalisht do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej katër deri 9, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha më të gjata dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në tetë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 20 gradë.
Siç bëri të ditur DPHM, nesër do të ketë depërtim të masës së ftohtë ajrore nga veriu, e cila do të shkaktojë ndryshim të motit. Do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira me reshje të shiut, ndërsa në malet më të larta të shiut dhe borës. Në male reshjet do të jenë të borës dhe do të formohet shtresë e borës, prej 10 deri 15 centimetra.
Do të fryjë erë e fuqishme veriore, mbi 70 kilometra në orë, ndërsa temperaturat do të bien dukshëm. Të hënën me erë të fuqishme veriore në disa vende do të bie borë e dobët, ndërsa pastaj moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me erë me temperatura të mëngjesit të cilat kudo do të jenë negative. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s