• e martë, 27 gusht 2024

Mot i keq përfshiu mbrëmë pjesën më të madhe të Shqipërisë

Mot i keq përfshiu mbrëmë pjesën më të madhe të Shqipërisë

Tiranë, 27 gusht 2024 (MIA) - Moti i keq i përcjellë me reshje shiu, erë të fortë, zbrazje elektrike dhe breshër e ka goditur mbrëmë pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Më të goditua janë Tiranam Durrësi, Elbasani, Korça dhe Bulqiza, ku rrugët ishin plot me ujë, e cila ka hyrë nëpër hapësirat e bodrumeve, ka degë të thyera nga pemët, pjesë të rrëzuara nga çatitë, janë shkatërruar kulturat bujqësore, publikuan mediat. 

Në shumë zona ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për shkak të elektropërçuesve të dëmtuara.

Për shkak të motit të keq, policia ka dërguar thirrje deri te banorët e Tiranës deri te orët e hershme të mën gjesit që të mos dalin nga shtëpitë e tyre, ndërsa për raste emergjente të paraqiten në numrin 112, duke publikuar videoregjistrim nga moti i keq në faqen e Fejsbukut.

Nga Agjencia shtetërore e rrugëve apelojnë për drejtim të kujdesshëm dhe respektim të rreptë të sinjalistikës rrugore për shkak të lagështirës së rrugëve dhe rrëshqitjeve të dherave në disa prej tyre.

Sipas mediave, reshjet e dendura të shiut kanë shuar dhjetëra zjarret, mes tyre edhe atë në zonën malore mbi Bulqizë, të tërbuara prej ditësh. mb/

Foto: Policia e Shqipërisë 

QËNDRONI TË LIDHUR