Moska nuk e përjashton mundësinë për takim tripalësh Putin-Tramp-Shji
- Moska nuk e përjashton mundësinë e një takimi tripalësh të presidentëve të Rusisë, SHBA-sa dhe Kinës - Vladimir Putin, Donald Tramp dhe Shji Xhinping, deklaroi sot zëvendësministri rus i Punëve të Jashtmme, Sergei Rjabkov.
Moskë, 6 shtator 2026 (MIA) - Moska nuk e përjashton mundësinë e një takimi tripalësh të presidentëve të Rusisë, SHBA-sa dhe Kinës - Vladimir Putin, Donald Tramp dhe Shji Xhinping, deklaroi sot zëvendësministri rus i Punëve të Jashtmme, Sergei Rjabkov.
Megjithatë, përpara se të fillojnë përgatitjet për takimin e mundshëm, është e nevojshme të përcaktohet se cila do të jetë axhenda e tij, tha Rjabkov.
"Pyetja kryesore është se si do të formulohet përmbajtja e takimit dhe çfarë mund të presim si rezultat", shtoi ai.
Ideja e një takimi të tillë u përmend më parë këtë muaj nga këshilltari i Kremlinit, Juri Ushakov. Ai tha se Putin, Tramp dhe Shji mund të takohen në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) që do të mbahet në nëntor në Shenzhen të Kinës. mb/
Foto: MIA