Moska e shqyrton Abu Dabin në EBA si vend për raundin e ardhshëm të negociatave për Ukrainën
- Emiratet e Bashkuara Arabe mund të jenë nikoqire të raundit të ardhshëm të bisedimeve trepalëshe për Ukrainën, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
Moskë, 10 shtator 2026 (MIA) - Emiratet e Bashkuara Arabe mund të jenë nikoqire të raundit të ardhshëm të bisedimeve trepalëshe për Ukrainën, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
Peskov për mediat ruse deklaroi se Abu Dabi "disa herë" ka shprehur gatishmëri për të qenë nikoqir i bisedimeve të tilla - një propozim ky që Moska e vlerëson "lart".
"Kur të kalojmë në fazën konkrete të përgatitjeve për raundin e ardhshëm të negociatave, jam i sigurt se Emiratet, e veçanërisht Abu Dabi, do të jenë në rend dite si një vend potencial", shtoi ai, duke iu përgjigjur pyetjes për komunikimin e mundshëm ndërmjet Moskës dhe Abu Dabit lidhur me bisedimet për Ukrainën.
Peskov tha se për momentin nuk ka bisedime konkrete me Ukrainën për armëpushim. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s