Modi kërkon nga Trampi që në marrëveshjen me Iranin të garantohet siguria e marinarëve indianë
- "Qindra mijëra detarë indianë punojnë në oqeanet e botës në industrinë e transportit detar dhe unë besoj se siguria e tyre është me rëndësi të madhe", potencoi Modi.
- Post By Ramize Qamili
- 20:10, 17 qershor, 2026
Paris, 17 qershor 2026 (MIA) - Kryeministri indian, Narendra Modi sot i kërkoi presidentit amerikan, Donald Tramp të garantojë sigurinë e marinarëve indianë në një marrëveshje paqeje me Iranin.
Kërkesa e Modit erdhi pasi para disa ditëve në një sulm amerikan ndaj një anijeje tregtare në afërsi të bregut të Omanit u vranë tre indian.
"Qindra mijëra detarë indianë punojnë në oqeanet e botës në industrinë e transportit detar dhe unë besoj se siguria e tyre është me rëndësi të madhe", potencoi Modi.
Ai theksoi se është thelbësore për ekonominë globale që Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur. rq/
Foto: EPA