Mizrahi: Bashkëpunimi parlamentar është i rëndësishëm për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe afatgjata me Izraelin
- Kryetarja e Grupit Parlamentar të Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin e Shtetit të Izraelit, Rashela Mizrahi, së bashku me anëtarët e Grupit Parlamentar, u takua me delegacion të Ministrisë për Bashkëpunim Rajonal të Shtetit të Izraelit.
Shkup, 16 shtator 2026 (MIA) - Kryetarja e Grupit Parlamentar të Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin e Shtetit të Izraelit, Rashela Mizrahi, së bashku me anëtarët e Grupit Parlamentar, u takua me delegacion të Ministrisë për Bashkëpunim Rajonal të Shtetit të Izraelit.
Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, në takim u shpreh kënaqësi për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin institucional të deritanishëm ndërmjet dy vendeve. Kryetarja Mizrahi theksoi se bashkëpunimi parlamentar ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe afatgjata, si dhe në krijimin e mundësive për avancimin e mëtejshëm të tyre.
Në fokusin e bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit në disa fusha me interes të përbashkët, ndër të cilat arsimi dhe bashkëpunimi universitar, kompanitë start-up, bujqësia, energjetika, industria, teknologjia, si dhe avancimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Në takim u diskutua edhe për procesin e integrimit evropian dhe rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Nga Kuvendi shtojnë se bashkëbiseduesit u pajtuan se krijimi i një të ardhmeje më të mirë është në interes të të dy popujve dhe të të dyja shteteve, kurse ajo mund të ndërtohet nëpërmjet ndërlidhjes më të mirë, shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm. mb/
Foto: Kuvend