• e premte, 04 shtator 2026

Miteva për MIA-n: Populli është forca lëvizëse e VMRO-DPMNE-së, eurointegrimi kërkon diplomaci dinjitoze

Miteva për MIA-n: Populli është forca lëvizëse e VMRO-DPMNE-së, eurointegrimi kërkon diplomaci dinjitoze

Shkup, 17 qershor 2026 (MIA) - Vlera më e madhe për VMRO-DPMNE-në gjatë 36 viteve të fundit është se ajo merr forcë nga njerëzit dhe qytetarët që besojnë në të njëjtat ide, parime dhe vlera - një Maqedoni e pavarur, e begatë dhe evropiane. Si parti politike, kemi pasur sfida të mëdha në vitet e kaluara, momente të vështira dhe të bukura, por kemi treguar se vetëm të bashkuar dhe unikë mund t'i sjellim fitore Maqedonisë. Këtë në një deklaratë për MIA-n e theksoi zëdhënësja e Qeverisë dhe anëtarja e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, para fillimit të shënimit të 36-vjetorit të formimit të partisë. 

"Mund të veçoj pjesë në ekonomi, ku kemi treguar vërtet rezultate të forta dhe të shkëlqyera për shtatë tremujorë radhazi. Po punojmë me shpejtësi për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe për momentin kemi pesë autostrada që po ndërtohen njëkohësisht. Vërtet po kujdesemi për rritjen e investimeve, për biznesin, për përmirësimin e standardit të jetesës" tha Miteva.

Lidhur me atë nëse dhe si mund të përshpejtohet rruga e Maqedonisë drejt eurointegrimit, zëdhënësja e qeverisë nënvizoi se VMRO-DPMNE ka një qëndrim konsistent si nga pozita e opozitës, ashtu edhe tani si parti në pushtet. 

"E kuptoj që kjo është një nga pyetjet më të rëndësishme për të cilën si publiku ashtu edhe qytetarët presin përgjigje. Por ajo që është thelbësore është që VMRO-DPMNE, si nga pozicioni i opozitës, ashtu edhe tani si parti në pushtet, të ketë një qëndrim konsistent, ndërsa ai është se ne duhet të zhvillojmë diplomaci me integritet. Duhet të mendojmë para së gjithash për interesat e popullit të Maqedonisë, qytetarëve të Maqedonisë, shtetit të Maqedonisë, t'i mbrojmë ata, të punojmë për një të nesërme më të mirë. Por të gjitha këto duhet t'i bëjmë përmes një dialogu që jemi të gatshëm ta udhëheqim dhe të ecim përpara së bashku me qytetarët", nënvizoi Miteva.

Sipas saj, regresi i vendit në shtatë vitet e fundit nuk lejon hapa më të shpejtë përpara, por hapat që po ndërmerren janë të sigurt, të qëndrueshëm dhe po e çojnë vendin në drejtimin e duhur.

Lidhur me moton e këtij viti “Maqedonia përshpejton - detyrimi ynë”, Miteva shpjegoi se është një mesazh i qartë se ata kanë kapacitet dhe dinë si t’i udhëheqin proceset, duke e theksuar stabilizimin ekonomik si suksesin më të madh deri më tani. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR