• e mërkurë, 25 shtator 2024

Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Suela Braverman e akuzoi policinë për njëanshmëri

Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Suela Braverman e akuzoi policinë për njëanshmëri

Londër, 9 nëntor 2023 (MIA) - Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Suela Braverman sot hyri në një konfrontim të ri me policinë pasi që e solli në pikëpyetje njëanshmërinë e saj lidhur me demonstratat propalestineze për këtë fundjavë, transmetuan mediumet franceze.

Në një shkrim të publikuar në gazetën "Tajms", ministrja konservatore tha se ka përshtypje se policia po favorizon grupe të caktuara dhe po zbaton standard të dyfishtë.

Qeveria, e kryesuar nga konservatorët, tashmë disa ditë e shprehë mospajtimin e vet për demonstratat propalestineze të planifikuara për të shtunën. Kryeministri Rishi Sunak tha se ato demonstrata të paralajmëruara janë "mosrespektim" ndaj shënimit të përvjetorit të armëpushimit në fund të Luftës së Parë Botërore, që do të mbahet në të njejtën kohë

Dje kryeministri i bëri presion policisë në Londër, e cila refuzoi t'i dnalojë demonstratat. Ai e kritikoi shefin e policicë, mark Rouli dhe paralajmëroi se do ta konsiderojë "përgjejgës" për çfarëdo lloj problemi.

Ministrja Braverman demonstratat e parlajmëruara i përshkruajti si "marsh të urrejtjes".

"Nuk besoj se këto ngjarje janë vetëm thirrje për ndihmë Gazës", theksoi ajo në një postim, duke cekur se disa nga organizuesit "kanë lidhje me grupet terroriste, përfshirë edhe Hamasin".

"Demonstruesit djathtistë dhe nacionalistë të cilët dalin me sjellje agresive, me të drejtë hasin në prëgjigje të ashpër. Turmat propalestineze sillen në mënyrë të njejtë, por në masë të madhe injorohen madje edhe kur qartë e shkelin ligjin", shtoi ajo.

"Bisedova me policë të tanishëm dhe të mëparshëm të cilët e vërejtën këtë standard të dyfishtë", tha Braverman.

Kjo ministre para disa ditëve shkaktoi reagime të ashpra në opinion pasi që tha se disa të pastrehë jetojnë në rrugë "sipas zgjedhjes së vet", si dhe me qëndriemt e saj të ashpra për emigracionin.

Tom Uinzor, ish-shef i agjencisë e cila e vëzhgon sjelljen e policisë për Bi-Bi-Si deklaroi se komentet e ministres Braverman janë "pa precedent" dhe se ministrja "e ka kalaur kufirin". ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR