• e premte, 04 shtator 2026

Ministria palestineze e Shëndetësisë pretendon se në sulmet izraelite u vranë 1.005 palestinezë

Ministria palestineze e Shëndetësisë pretendon se në sulmet izraelite u vranë 1.005 palestinezë

Gaza, 17 qershor 2026 (MIA) - Forcat izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë 1.005 palestinezë që nga tetori i vitit 2025, kur u arrit një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë në Gaza. 

Sulmet izraelite ndaj enklavës palestineze janë pothuajse të përditshme dhe ditët e fundit forcat izraelite kanë përdorur dronë për të sulmuar vendbanimet dhe kampet e refugjatëve në Gazën qendrore, si dhe në Qytetin e Gazës.

Dy palestinezë u vranë, ndërsa gjashtë u plagosën në sulmin e sotëm izraelit në Han Junis, në pjesën jugore të Gazës.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, në luftën midis Izraelit dhe Hamasit, që filloi në tetor të vitit 2023, u vranë 73.000 persona..

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR