• e mërkurë, 09 korrik 2025

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto për vizitë pune në vend

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto për vizitë pune në vend

Shkup, 13 qershor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të jetë nikoqir i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Sijarto, i cili do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Në fokus të bisedimeve, siç informojnë nga Ministria, do të jenë mundësitë për promovimin e bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve, të cilat kanë arritur bashkëpunim intensiv dhe të frytshëm në periudhën e kaluar, si dhe miqësinë tredekadëshe dhe rritjen e vazhdueshme të shkëmbimit tregtar.

Në kuadër të vizitës, pritet të nënshkruhet një Marrëveshje për bashkëpunim strategjik midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Hungarisë, një Memorandum mirëkuptimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë për bashkëpunim në kuadër të Programit Stipendium Hungaricum për periudhën 2026-2028.

Memorandumi, siç kumtuan nga MPJdheTJ, do të nënshkruhet nga ministri Peter Sijarto dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. ls/

Foto:Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR