• e shtunë, 12 korrik 2025

Mickoski: VMRO-DPMNE i kumtoi kandidatët për kryetarë të 33 komunave, deri nga mesi i korrikut do të dihen edhe emrat e kandidatëve të tjerë

Mickoski: VMRO-DPMNE i kumtoi kandidatët për kryetarë të 33 komunave, deri nga mesi i korrikut do të dihen edhe emrat e kandidatëve të tjerë

Shkup, 14 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot kumtoi se në mbledhjen e KE të VMRO-DPMNE-së mbrëmë është sjellë vendim për tetë kandidatë të rinj për kryetarë të komunave, siç tha, sipas bindjes së tij edhe kryetarë të ardhshëm të komunave. VMRO-DPMNE, theksoi Mickoski, deri më tani ka kumtuar 33 kandidatë për kryetarë komunash, ndërsa për momentin po bëhen matjet edhe për 17 komuna. Pritet numri për kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale të rrumbullakësohet deri nga mesi i korrikut.

"Praktikisht të gjitha komunat t'i kenë emrat e kandidatëve. Gjithashtu disa nga kandidatët që do t'i mbështesim që në rrethin e parë janë kandidatë nga partnerët e koalicionit, të cilët vijnë si nga VMRO-DPMNE-ja. Por edhe në kuadër të koalicionit të brendshëm për të parë se si do të tregohen matjet e mendimit publik, kështu që, edhe nëse edhe më tej kemi potenciale të caktuara, të cilat janë mbi kapacitetet e VMRO-DPMNE-së, ne nuk kemi problem si parti politike t'i mbështesim. Kështu që pres i tërë ky proces të kompletohet diku nga fundi i gjysmës së parë të korrikut", deklaroi Mickoski. 

MIA mbrëmë informoi se në Shtip në mbledhjen e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së solli vendim t'i propozojë Komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së për Makedonski Brod kandidat për kryetar komune të jetë Zharko Risteski, i cili është edhe kryetar aktual i kësaj komune dhe në Komunën Mogillë të jetë kryetari aktuaë, Draganço Sabotovski, më pas për Komunën Probishtip kandidat për kryetar komune është Toni Tonevski, për Bogdancin VMRO-DPMNE e propozon Marjan Peevin, për Demir Kapinë Natalia Dimitrievën, për Rosomanin Gjorgi Kërstevskin, për Komunën Novaci Stevçe Stevanovskin dhe për Komunën Debarca Zllatko Siljanovskin.

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së mbrëmë vendosi edhe sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjia Sajkoski të jetë kryetar i Shtabit zgjedhor republikan, i cili do ta udhëheqë fushatën për zgjedhjet lokale. ab/

Fotо: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR