• e mërkurë, 07 tetor 2026

Mickoski: Vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi në zbatimin e reformave

Mickoski: Vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi në zbatimin e reformave

Shkup, 11 shtator 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se sot është mbajtur takim kushtuar agjendës reformuese ku fokusi ka qenë në hapat dhe aktivitetet konkrete për avancimin e mëtejshëm të institucioneve dhe realizimin e prioriteteve të përcaktuara.

Në postimin në Fejsbuk, Mickoski thekson se Qeveria vazhdon të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi në zbatimin e reformave.

"Vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi në zbatimin e reformave që sjellin kushte më të mira dhe shërbime me cilësi më të lartë për qytetarët”, thekson kryeministri në postim.

Foto: Fejsbuku i Hristijan Mickoskit

QËNDRONI TË LIDHUR