• e hënë, 16 nëntor 2026

Mickoski: Treguesit për punën e Qeverisë janë tashmë të dukshëm, rritja e BPV-së është 4.3% dhe është në pesë vendet e para në Evropë, ndërsa inflacioni është 25 për qind më i ulët se mesatarja e BE-së

Mickoski: Treguesit për punën e Qeverisë janë tashmë të dukshëm, rritja e BPV-së është 4.3% dhe është në pesë vendet e para në Evropë, ndërsa inflacioni është 25 për qind më i ulët se mesatarja e BE-së

Shkup, 12 tetor 2026 (MIA) - Indikatorët e parë në aspektin ekonomik të kësaj Qeverie dhe puna e saj e përkushtuar në 27-28 muajt e kaluar tashmë janë të dukshme dhe po rezultojnë në projekte të shumta dhe konsolidim në kushte kur e gjetëm vendin duke shkuar drejt një humnere dhe në kushte kur bota po përjeton krizën më të madhe energjetike që njerëzimi mund të mbajë mend”, vlerësoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Në fjalimin në fillimin zyrtar të ndërtimit të autpstradës nga Bukojçani dero n Kërçovë, kryeministri u përqendrua edhe në treguesit ekonomikë dhe tha se rezultatet nuk na vendosin më midis vendeve të para në Evropë, duke theksuar se rritja e BPV-së-së ishte 4.3 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti dhe është në pesë vendet e para në Evropë, dhe inflacioni ishte 25 përqind më i ulët se mesatarja e BE-së në tremujorin e tretë.

"Dhe këtu nuk do të tregohem modest, pavarësisht faktit se rrezikoj që një numër i madh politikanësh të opozitës, pas kësaj deklarate, të mos pajtohen dhe të përpiqen të më përqeshin kur flas për fakte që na rendisin ndër pesë vendet e para në Evropë. Megjithatë, unë do të vazhdoj t'i përsëris ato. Në tremujorin e dytë të këtij viti, të vitit 2026, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto është 4,3%, dhe është ndër pesë vendet e para në Evropë dhe bindshëm ndër vendet me rritjen më të lartë në rajon, në mos me rritjen më të lartë. Njëkohësisht, është e rëndësishme të theksohet se gjendja në ekonomi është konsoliduar edhe sa i përket inflacionit dhe kostos së jetesës, pasi në tremujorin e tretë inflacioni mesatar në vendin tonë është 2,5%. Në cilindo vend fqinj, qoftë te fqinji ynë jugor, lindor apo perëndimor, do të vëreni se inflacioni mesatar është 5 për qind ose më shumë, ndonëse deri jo shumë kohë më parë na bindnin se inflacioni në vendin tonë ishte dy herë më i lartë se mesatarja e BE-së, me arsyetimin se ishte i importuar", theksoi Mickoski.

Theksoi se inflacioni është 25 për qind nga mesatarja në BE në tremujorin e tretë dhe se është publikuar korrigjimin e rritjes së BPV-së-së për vitin 2024, nga 3% në 3,8%, gjë që, në vetvete, e ul raportin e borxhit nga 61 në 57,4%. 

"E kemi ruajtur rejtingun kreditor, sipas të gjitha agjencive ndërkombëtare të besueshme të vlerësimit kreditor, ndonëse në të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës vërehet një tendencë e uljes së vlerësimeve. Vetëm te ne rejtingu mbetet i pandryshuar, me tendencë për të ruajtur stabilitetin dhe për të shënuar rritje", theksoi kryeministri.

Shtoi se sigurimi i teksteve shkollore për nxënësit deri më 1 shtator nuk paraqet më sfidë e as dhënia e dokumenteve personale në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk paraqet më sfidë. Përballimi i zjarreve është bërë rutinë, nëse e krahasojmë me atë që ndodhte në Evropë. mb/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR