Mickoski: Të dilet masivisht, sa më parë të hyjmë në Qytetin e Shkupit, shumë gjëra duhet të zgjidhen
- Qytetarët të dalin masivisht në zgjehdjet lokale, në mënyrë që të hyjmë sa më parë në Qytetin e Shkupit dhe t'i zgjidhim gjërat, porositi sot kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pas takimit me përfaqësues të Odës ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, në kuadër të fushatës zgjedhore.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:41, 13 tetor, 2025
Shkup, 13 tetor 2025 (MIA) - Qytetarët të dalin masivisht në zgjehdjet lokale, në mënyrë që të hyjmë sa më parë në Qytetin e Shkupit dhe t'i zgjidhim gjërat, porositi sot kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pas takimit me përfaqësues të Odës ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, në kuadër të fushatës zgjedhore.
"Të dalim së pari në qyttein e Shkupit. Nga ato informata që i kemi marrë, ndërkaq janë alarmante, atje ka shumë gjëra që duhet të zgjidhen, para së gjithash, marrëdhënie debitore-kreditore. Prandaj i lus qytetarët të dalin masivisht më 19 tetor, Orce Gjoegjievski të jet[ kryetari i ardhshëm i qytetit dhe sa më parë të mund të hyjmë në administratë dhe t'i tejkalojmë të gjitha sfidat me të cilat do të përballemi", tha Mickoski, në pyetjen e gazetarëve.
Sipas Mickoskit, kandidatët për kryetarë të komunave nga VMRO-DPMNE në rajonin e Shkupit në takimin e sotëm në Odën ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore patën debat të sinqertë dhe të frytsh[m i cili bazohet në shembuj real dhe konkret të ciltë duhet të përfundohen.
Prioritet, paralajmëroi, do të jetë përfundimi i rreth rrotullimit afër Monin Potokut dhe rruga drejt Zonës industriale.
I njoftoi përfaqësuesit e Odës me gjendjen makroekononomike dhe çka është reflektuar nga bisedimet para zgjedhjeve në vitin e kaluar, si dhe pritjet për periudhën në vijim.
Nuhi Aliu, u.d. kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore theksoi se i ka prezantuar problemet dhe propozimet e tyre, si dhe platformën e Odës. Ai tha se ka parë seriozitet në qasjen e ekipit të Mickoskit nga 15 kandidatët e pranishëm për kryetar në takim, ndërkaq përmendi edhe se disa nga thëniet e tyre në periudhën e caktuar u bënë pjesë e programit zgjehdor të partisë.

"Pati propozime të ndryshme, por pati edhe përgjigje për zgjidhje të propozimeve tona nga kandidatët për kryetarë të komunave, mes të cilëve edhe kandidati për Shkupin. U përfshi edhe kryeministri i cili na dha shumë informata të hollësishme për gjendjen makroekonomike. Si odë ekonomike jemi shumë të kënaqur për mënyrën se si ky ekip i sheh problemet dhe si dëshiron t'i zgjidhë me përgjigje konkrete", dekalroi Aliu.
Ai vlerësoi se problemet kryesore janë lidhur me ndërmarrjet komunale dhe publike në kuadër të Qytetit të Shkupit të cilat, thekosi, nuk funksionojnë siç duhet.
"Gjithashtu edhe për Zonën inbdustruale Vizbeg, ku rruga nuk është fare e mirë - për një zonë industriale me njëqind miliona qarkullim në vit, mbi 8 mijë të punësuar, e cila merr pjesë në BPB me 7,5 për qind. Kjo zonë meriton të ketë rrugë më të mirë dhe nga kandidati për kryetar morëm bindje se ky do të jetë prioritet", tha Aliu. ab/
foto: МIА