• e enjte, 15 tetor 2026

Mickoski: Rritja në industri në prill është një lajm i keq për ata që nuk duan që shteti të ketë sukses

Mickoski: Rritja në industri në prill është një lajm i keq për ata që nuk duan që shteti të ketë sukses

 Shkup, 15 qershor 2026 (MIA) - Rritja në industri në prill është një lajm i keq për ata që nuk duan që shteti të ketë sukses, të cilët krijojnë histeri dhe panik, përhapin gënjeshtra dhe manipulojnë, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar të dhënat statistikore për industrinë.

"U konsoliduam pas tronditjes në mars, kur u përshkallëzua kriza në Gjirin dhe u thellua kriza energjetike. Që në prill, industria shënoi rritje të konsiderueshme, përkatësisht një rritje prej rreth 7,4 deri në 7,5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar", deklaroi sot Mickoski, i cili mori pjesë në hapjen zyrtare të fabrikës së re të kompanisë "Brainchild" në zonën industriale Zhabeni në Manastir.

Një nga arsyet pse ka rritje të industrisë në prill, sipas kryeministrit, është edhe ajo se përmes kredisë hungareze janë derdhur mjete financiare në kompanitë vendase, ku pritet investimet të jenë të paktën dyfish më të mëdha se mjetet e investuara.

 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR