Mickoski: Rritja e turizmit është një tregues se politikat që po i zbatojmë po japin rezultate
- Të dhënat e fundit statistikore për numrin e turistëve që tregojnë rritje, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, janë një tregues se ka mundësi për një tremujor të tretë të fortë.
Shkup, 12 shtator 2026 (MIA) - Të dhënat e fundit statistikore për numrin e turistëve që tregojnë rritje, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, janë një tregues se ka mundësi për një tremujor të tretë të fortë.
"Këto për mua janë të dhëna jashtëzakonisht të favorshme sepse në korrik numri i përgjithshëm i mbërritjeve dhe bujtjeve është rritur. Kemi 6,6 për qind më shumë mbërritje në korrik sesa në korrik të vitit të kaluar. Ky është treguesi i dytë, pas prodhimit industrial, që thotë se kemi mundësi të kemi një tremujor të tretë të fortë në rritjen e PBPV-së", theksoi Mickoski pas lëshimit në përdorim të impiantit të ri të kogjenerimit të "Tesa Energy" në Komunën e Çairit.
Të dhëna të tilla, thotë Mickoski, janë tregues që tregojnë se politikat që po i zbatojmë po japin rezultate.
"Ajo që është më e rëndësishme për mua është se në shtatë muajt e parë të vitit kemi diku rreth 740 mijë turistë, ndërsa deri në fund të vitit presim të tejkalojmë një milion, që do të jetë një rekord absolut. Kemi edhe rreth një milion e shtatëqind bujtje, dhe pres që deri në fund të viti të tejkalojmë tre milionë. Nëse tejkalojmë një milion e tre milionë, e kemi arritur qëllimin", tha Mickoski.
Foto: MIA