Mickoski: Përmes zhvendosjes së fondeve nga buxheti qendror në realizimin e 1200 projekteve në komuna
- Përmes politikës për mbështetjen e komunave dhe zhvendosjes së fondeve nga buxheti qendror në komuna, janë realizuar një numër i madh projektesh infrastrukturore, disa prej tyre janë nisur, disa janë në fazën e zhvillimit... Bëhet fjalë për rreth 1.200 projekte, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Kur kësaj i shtohen të gjitha investimet e tjera kapitale, arrijmë në një mënyrë vërtet mbresëlënëse të menaxhimit dhe zbatimit të investimeve kapitale. Këtë e theksoi sot kryeministri, Hristijan Mickoski, i cili së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, dhe kryetarin e komunës Zllatko Siljanoski, inspektuan aktivitetet ndërtimore për rindërtimin e dy rrugëve lokale në fshatrat Mesheishtë dhe Volinë në Komunën e Debërcës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:23, 18 korrik, 2026
Ohër, 18 korrik 2026 (MIA) - Përmes politikës për mbështetjen e komunave dhe zhvendosjes së fondeve nga buxheti qendror në komuna, janë realizuar një numër i madh projektesh infrastrukturore, disa prej tyre janë nisur, disa janë në fazën e zhvillimit... Bëhet fjalë për rreth 1.200 projekte, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Kur kësaj i shtohen të gjitha investimet e tjera kapitale, arrijmë në një mënyrë vërtet mbresëlënëse të menaxhimit dhe zbatimit të investimeve kapitale. Këtë e theksoi sot kryeministri, Hristijan Mickoski, i cili së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, dhe kryetarin e komunës Zllatko Siljanoski, inspektuan aktivitetet ndërtimore për rindërtimin e dy rrugëve lokale në fshatrat Mesheishtë dhe Volinë në Komunën e Debërcës.

"Është mirë kur punohet, është mirë kur nisen projekte, është mirë kur fillojnë projektet... Kur këto projekte të marrin formën e tyre përfundimtare, të marrin formën që presim të jenë, atëherë cilësia e jetës dhe vlera e shtuar brenda jetës së të gjithë qytetarëve do të përmirësohet ndjeshëm", tha ai, duke falënderuar kryetarin e komunës, administratën komunale, deputetët nga rajoni, ministrin për përkushtimin e tyre në realizimin e projekteve të infrastrukturës.
Fotografia: MIA